
Rusët po pësojnë humbje të mëdha

Luftimet e ashpra vazhdojnë pranë rajonit të Bakhmutit dhe vetëm në ditën e fundit rusët kanë humbur 119 persona ndërsa 163 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Kjo u njoftua nga koloneli Serghei Cherevaty , zëdhënës i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas tij, gazetarë, vullnetarë dhe njerëz të tjerë mund të arrijnë në qytet nëse është e nevojshme. Megjithatë, kur nisen për në qytet, secili prej tyre duhet të respektojë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.
(Kosova Sot Online)