Stano: BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin

  • A.P /
  • 15 February 2023 - 20:15
Stano: BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin

Dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskutohet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka theksuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano.

(Kosova Sot Online)