
A po pritet shkarkimi i Mehmet Krajës?

Për shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja, Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mblidhet nesër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas publikimit të analizës: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, në të cilën Kraja shprehu mendimet e veta dhe i publikoi si qëndrim të ASHAK-ut.
Në këtë analizë u pretendua se idenë e shkëmbimit të kufijve e përcolli ish-presidenti Hashim Thaçi, pas themelimit të Gjykatës Speciale. Më tej thuhej se Thaçi ishte “planifikator” për ndarje të Kosovës bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Ftesa për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pas kërkesës së 10 anëtarëve të akademisë, të cilët kërkuan të shqyrtohen veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre, Mehmet Krajës. Kjo ftesë për shqyrtim u dërgua nga vetë Kraja si kryetar.
Ky Kuvend është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Aty është kërkuar edhe shkarkimi i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.
(Kosova Sot Online)