U etiketua si 'çadra' e Gadafit, reagon Kusari

  • A.P /
  • 16 February 2023 - 15:56
U etiketua si 'çadra' e Gadafit, reagon Kusari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media, ku shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e quajti “çadra e Gadafit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi duke shtuar se Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

E pyetur se si i komenton deklaratat e Abazit, Kusari- Lila ka thënë se janë të parëndësishme.

“Nuk e komentoj fare! Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)