Kurti takon kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 14:22
Kurti takon kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Mynih takoi Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

(Kosova Sot Online)