Kurti takon homologun e tij suedez

  • A.P /
  • 19 February 2023 - 15:29
Kurti takon homologun e tij suedez

Me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, është takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka treguar Kurti në Twitter, me homologun e tij suedez ka folur për avancimin demokratik të Kosovës si dhe aplikimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.


“Avancimi demokratik i Kosovës në dy vitet e fundit, i theksuar edhe nga raportet e BE-së për shtetin, marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ishin temat e diskutimit me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, të cilin e falënderova për mbështetjen e Suedisë për Kosovën ndër vite”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka zhvilluar një mori takimesh në Mynih.


(Kosova Sot Online)