
Kjo është letra me të cilën Gjermania e kishte pranuar Kosovën shtet

Sot 15 vjet më parë, Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ambasada gjermane në Kosovë e ka publikuar letrën që i ishte dorëzuar Presidentit, Fatmir Sejdiu, për njohjen.
“15 vjet më parë, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Karl-Albrecht Ëokalek ia dorëzoi Presidentit Fatmir Sejdiut letrën zyrtare në të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve” , thuhet në postimin e Ambasadës.
“Derisa festojmë përvjetorin e 15-të të raporteve tona diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ne jemi falënderues për partneritetin e ngushtë në shumë fusha dhe miqësinë e vërtetë, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë”, shkroi të hënën Ambasada gjermane.
Kjo është letra e shkruar në gjuhën gjermane që i ishte dhënë Presidentit, Fatmir Sejdiu.
(Kosova Sot Online)