
Ristuccia: Ne kemi në terren intelegjencën e NATO-s

KFOR-i e di saktë se çka po ndodh në terren, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u shpreh se kanë një pasqyrë të qartë të asaj se çfarë ndodh.
“Më lejoni të sigurojë të gjithë popullatën në Kosovë, që ne kemi një kuptim të qartë të asaj se çfarë ndodh, do të doja t’ua rikujtoja të gjithëve që ne kemi në terren intelegjencën e NATO-s, kemi 27 vende, 27 aleatë të NATO-s dhe 7 vende partnere të cilat janë plotësisht të zotuara që të na mbështesin në këtë fushë”.
“Pra, kemi një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh dhe ne bëjmë të gjitha mundimet për të kuptuar se çfarë po ndodh në terren”, është shprehur ai.
(Kosova Sot Online)