BIK-u mblodhi mbi 400 mijë euro për Turqinë

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 16:34
BIK-u mblodhi mbi 400 mijë euro për Turqinë

 Për të prekurit nga tërmetet në Turqi, Bashkësia Islame e Kosovës ka mbledhur 400 mijë e 500 euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi u bë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

“Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi ambasadorit punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Më pas, në emër të tij dhe në emër të gjithë besimtarëve myslimanë, i shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Ai shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i ketë marrë me mëshirën e Tij. Me këtë rast, Myftiu Tërnava, tha se besimtarët tanë, gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400,500.00 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)