
Mimozës i 'thahet' fyti duke e mbrojtur Martin Berishajn

Për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, në Kuvendin e Kosovës pati debat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Në një moment teksa shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila fliste i thahet fyti dhe fillon të kollitet.
Gjersa ajo me ton të lartë po e mbronte Berishajn, asaj iu mor zëri.
Disa herë ajo tentoi ta riniste fjalimin e saj, por në fund e la të vazhdonte në një moment tjetër.
(Kosova Sot Online)