Berisha: Arben Ahmetaj ka fakte përvëluese për kreun e aferës së inceneratorëve, Edi Ramën!

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 12:58
Berisha: Arben Ahmetaj ka fakte përvëluese për kreun e aferës së inceneratorëve, Edi Ramën!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e fundjavës intervistën e mbrëmshme të Arben Ahmetajt, i cili la të nënkuptohet se kreu i aferës së inceneratorëve është Arben Ahmetaj.

“Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se përgjegjësia absolute, përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama.

Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë.

Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ka të drejtë.

Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria.

Përveç kryeministrit, askush tjetër nuk mund të lëvizë zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 17 dokumente të firmosura nga zyrtarët në një ditë.

Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën. Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë u them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën.

Mos bëj gjykatësin, i tha Ramës. Ai zgjodhi këtë argument, në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë.

Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë, për të cilën institucioni kombëtar i specializuar i thotë se është e paligjshme. Një kryeministër i firmos vetëm kur e ka firmën e vet. Edmond Ahmetaj ia çoi me shkrim që kjo metodë e negociatave të mbyllura nuk ekziston në ligjin shqiptar dhe nuk mund të pranohet,” tha Berisha.

“Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë.

Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt.

Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj.

Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot.

Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu.

Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë.

Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denoncojmë!” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)