A e shiti Rama ish-ministrin Arben Ahmetaj? Ben Andoni: I la gjithë përgjegjësinë! Peshën duhet ta mbante edhe Kryeministri

  • E.K /
  • 24 February 2023 - 15:40
A e shiti Rama ish-ministrin Arben Ahmetaj? Ben Andoni: I la gjithë përgjegjësinë! Peshën duhet ta mbante edhe Kryeministri

Analisti Ben Andoni ka komentuar në studion e Panorama TV deklaratat e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetajt, për Kryeministrin duke thënë se “u duk se kishte një përplasje reale”, mes tij dhe Ramës.

Ben Andoni deklaroi se “Rama nuk e ka shitur Ahmetajn, por e ka shmangur duke i lënë gjithë përgjegjësinë”, duke shtuar se “kur ka skandale të tilla peshën duhet ta mbajë edhe vetë Kryeministri”.

“Dje u duk se kishte një lloj përplasje reale. Duket që Rama nuk e ka shitur por e ka shmangur Ahmetajn. E ka shmangur, duke i lënë gjithë përgjegjësinë. Është e thjeshtë, këtë e kanë bërë gjithë kryeministrat e vendit tonë, që peshën ia kanë lënë ekzekutivit. Ndërkohë që këtë peshë duhet ta mbajë edhe vetë Kryeministri, kur ka skandale të tilla

(Kosova Sot Online)