
Kurti: Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është treguar e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti ka shtuar se statusi aktual i raporteve Kosovë-Serbi nuk është normal dhe se raportet duhet rregulluar.
Tutje kryeministri tha se dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Në raport me Serbinë, kemi marrë pjesë në takimet e bisedimit në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi pritur emisarët specialë sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë. Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, ka deklaruar Kurti.
(Kosova Sot Online)