Ish-kandidat i VV-së për kryetar komune vdiq në aksidentin tragjik në Deçan

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 15:41
Ish-kandidat i VV-së për kryetar komune vdiq në aksidentin tragjik në Deçan

Një person në Rastavicë të Deçanit ka vdekur në një aksident trafiku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bilall Hadergjonajt është personi që ka vdekur, ai ishte kandidat i VV-së për zgjedhjet për kryetar të komunës së Deçanit në vitin 2013.

Sipas policisë deri te vetaksidenti ka ardhur derisa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë-Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.

Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës dhe në atë moment goditet nga nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

(Kosova Sot Online)