Berisha: ‘Ndiq paranë’! Milionat e eurove të djegësave shkojnë të Edi Rama dhe Erion Veliaj

  • E.K /
  • 27 February 2023 - 09:00
Berisha: ‘Ndiq paranë’! Milionat e eurove të djegësave shkojnë të Edi Rama dhe Erion Veliaj

Kreu i PD, Sali Berisha në një takim me strukturat e Tianës u ndal edhe tek aferat korruptive të Edi Ramës dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha: Po dalin të gjitha të dhënat në dritë, në mënyrën më të përsëritur. Kemi bërë të qartë se përgjegjësi numër një me distancë është Edi Rama për djegësat, se kryehajduti i aferës është Edi Rama. Pse do ta akuzoj unë atë si ish-kryeministër për një gjë të paqenë, jo kurrë, për faktin e thjeshtë nëqoftëse enti, agjencia kombëtare e prokurorimit i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, kryeministri në rast se e përdor e ka sipërmarrjen e vet atë dhe do të vjedh aty. Se kurrë nuk i lejon vetes të firmosë një akt të tillë. Këtë ka bërë Edi Rama.

Ndaj dhe Arben Ahmetaj tha se nuk isha unë aq i fuqishëmsa të lëvizja qeverinë. E vërtetë ajo, nuk e lëviz dot ministrin, qeverinë e lëviz vetëm kryeministri. Këtu të jemi fare të hapur. Arben Ahmetaj ka pa asnjë diskutim përgjegjësitë e veta, se përpiqej të paraqitej dorëjashtë, por nuk është dorëjashte, sepse ka sigluar, një lloj miratimi që merret, të gjitha dokumentet që i kanë shkuar, nuk ka firmosur, kontratën e Tiranës, por ka ndenjur si që shikon krimin dhe nuk bëzan.

‘Ndiq paranë’ tha. Ku është ‘ndiq paranë’? Erion Veliaj është, pse është Erion Veliaj. Sepse kontrata e djegësit të Tiranës është për tu bërë me para private dhe pavarësisht nga kjo, nga thesari, nga paratë tuaja janë disbursuar për llogarinë e Ramës dhe Veliajt dhjetëra milionë euro. Prandaj ndiq ku shkojnë. Shkojnë të Erion Veliaj. Nga Erion Veliaj, ju them unë shkojnë në Holandë dhe ofshore. Por këto janë paratë që i kalon Edi Rama aty.

Kjo ndodh me Durrësin.

(Kosova Sot Online)