
Aksident i rëndë, vetura përplas për vdekje 33-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën, Elbasan-Cerrik, pasi një veturë ka përplasur për vdekje një këmbësor, shkruan “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se 41 vjeçari duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 33 vjeçar, ku ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)
Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)