Meta: Rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me McGonigal, kundër PD-së

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 08:52
Meta: Rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me McGonigal, kundër PD-së

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon Edi Ramën se shkëmbeu favore të paligjshme me Charles McGonigal, me synim goditjen e Partisë Demokratike. 

Në emisionin 'Now' me Erla Mhillin, në Euronews Albania, Meta tha se çështja po hetohet në SHBA, ndërsa shtoi se Edi Rama përmendet 14 herë në aktakuzën e drejtësisë amerikane.  

"SHBA jo vetëm kanë nis disa procese por kanë ngritur dhe komision hetimor në kongres për një drejtor. Në Shqipëri del i përfshirë kryeministri i Shqipërisë. Ky është një fakt i bërë publik nga mediat dhe një fakt publik nga dosja kur përmendet 14 hërë. Edi rama ka shkëmbyer favore të paligjshme me Mcgonigal. Dhe Edi Rama ka pasur angazhimin e tij kundër atij lobistit të Partisë Demokratike. Nuk është se ka prishur marrëdhëniet me SHBA se janë të forta, por që i ka helmuar pak, i ka helmuar. Edi Rama është një kërcënim për lirinë e cdo qytetari shqiptar. Për sigurinë juridike për cdo qytetar shqiptar dhe për zbrasjen e çdo vatre shqiptare", u shpreh Meta. 

(Kosova Sot Online)