Vetura përplas këmbësorin, vdes 60-vjeçari

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 10:45
Vetura përplas këmbësorin, vdes 60-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Skozet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se personi që ka vdekur është një 60-vjeçar.

I moshuari ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës duke mos përdorur mbikalimin dhe për pasojë u përplas për vdekje.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje.

(Kosova Sot Online)