Berisha: Rama e mori në mbrojtje McGonigalin, nesër në Kuvend do t'i tregojmë me fakte lidhjet e tij!

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 15:27
Berisha: Rama e mori në mbrojtje McGonigalin, nesër në Kuvend do t'i tregojmë me fakte lidhjet e tij!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi se çfarë pritet nesër në Kuvend nga opozita, kur është caktuar mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama mbi çështjen McGonigal.

"Unë kam bindjen se nesër në parlament, - tha Berisha, -  atij do t’i numërohen në sy një për një, e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën sensitive të sigurisë së SHBA dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të medieve amerikane, evropiane e botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal- tradhtar i SHBA në anën tjetër dhe Edi Rama, supermafioz, që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhe që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe klani i Ramës, Duçka dhe Neza, prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë.”  

"Debati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta pasurojmë me çdo element të Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri. 

Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj. Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, tek lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse. Se njerëzit kujtojnë se kur dëgjojnë se ai kërkoi që të mos i jipej Yurimex apo si quhej kompania austriake, në pamje të parë austriake sepse ishte Gazprom i Beogradit dhe Vjenës, në një kohë kur lobimi u bë për një kompani tjetër me aksionerë Duçkën, Nezën etj., që rridhte direkt nga Gazprom dhe ndofta, nuk mund të them, me investime edhe të Deripaskës. 

Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën. Edi Rama mashtroi mashtron shqiptarët. Mori në mbrojtje të hapur McGonigalin, ai tha që bënte punën e FBI këtu në Tiranë tek priste gjobat, nuk tha kështu në mënyrë tekstuale, po çfarë bënte ai në restorantet e Tiranës, pyetjes së gazetarit. 

Po ajo ishte puna e FBI. Pra puna për të prerë gjoba. Dhe u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba, nuk është takuar me biznesmenë, pra u shndërrua në një avokat të tij me moton mos më shit, se nuk po të shesh. Të dy do të marrin dënimin, ai nga vendi i tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri.

Ndaj dhe ka rëndësi që nesër kur sytë e veshët e mbarë shqiptarëve janë drejtuar në parlament ne nuk duhet ti zhgënjejmë, përkundrazi duhet të hedhim dritë, të ndriçojmë me fjalimet tona, me fakte këtë veprimtari që tejkalon çdo gjë tjetër të kësaj natyre këtë shekull. Ky është ‘Uatergate’ i shekullit të 21."

(Kosova Sot Online)