Detaje nga përplasja e trenave, raportohet edhe për shqiptar të zhdukur

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 15:48
Detaje nga përplasja e trenave, raportohet edhe për shqiptar të zhdukur

Denis Ruçi është një i ri shqiptar që sipas mediave greke rezulton mes të zhdukurve nga përplasja e dy trenave në veri në Greqisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njoftoi se pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik hekurudhor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Këta persona janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.

“5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore. Po vijohet me identifikimin e tyre”, tha Ministria e Jashtme. Gjithsej 38 persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të së martës që ndodhi në Tempi, pranë Larisës.  

(Kosova Sot Online)