Kurti takohet me Abazoviqin, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 18:30
Kurti takohet me Abazoviqin, zbulohet arsyeja

Me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar sot në Shkup, lryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kjo është komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Abazoviq

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua edhe me Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, që u zhvillua në margjinat e Forumit Ekonomik në Shkup, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë Abazoviq, folën për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në veçanti, u diskutua për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi.


(Kosova Sot Online)