Përplasja e trenave, ekipet e shpëtimit rrëfejnë momentet e para

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 19:09
Përplasja e trenave, ekipet e shpëtimit rrëfejnë momentet e para

Ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë pas përplasjes së trenave në Larisa të Greqisë kanë rrëfyer momentet tronditëse të cilat ata kaluan menjëherë pasi mbërritën në vendin e tragjedisë.

“Nuk gjejmë dot fjalë për ta përshkruar tmerrin me të cilin u përballëm menjëherë sapo shkuam në vendin e ngjarjes. Nuk mund t’i tregojmë të gjitha, pasi ishte një situatë shumë e rëndë. Është misioni më i tmerrshëm në të cilin unë kam marrë pjesë ndonjëherë. Kishte trupa njerëzish të pajetë gjithandej, hekura, karrige, gjithçka ishte shpërndarë në atë zonë. Më i rëndë ishte fakti që shumica e viktimave ishin të rinj. Ishte krijuar një masë amorfe metalesh hekuri. Ishte një makth i vërtetë”, tha Sotiris Papamarkakis, një anëtar i ekipit të shpëtimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

40 persona janë konfirmuar të vdekur, 66 kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 6 janë në gjendje të rëndë.


(Kosova Sot Online)