Detajet e fundit nga përplasja e trenave në Greqi
Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë. Autoritetet në spitalin e përgjithshëm të Larisas thanë se numri i të vrarëve ka shkuar në 43. Ky konsiderohet si një prej aksidente më të rënda hekurudhore në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një deklaratë publike, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se nga të dhënat e deritanishme, shkak i aksidentit duket se u bë një gabim njerëzor.
Për ngjarjen dha dorëheqjen Ministri i Transporteve, Kostas Karamanlis. Ai tha se e kishte të pamundur qëndrimin në detyrë përballë një ngjarjeje kaq tragjike dhe se merrte përgjegjësi për dështimin e shtetit grek. Ekipet e shpëtim kërkimin vijojnë ende kërkimet për të mbijetuar në vendngjarje.
Ndërkohë, në zyrat qendrore në Athinë të firmës që menaxhon hekurudhën, Hellenic Train, u mblodhën me qindra protestues. Ata u ulën në rrugë dhe ndezën qirinj në nder të viktimave.
Për ngjarjen janë vënë në pranga përgjegjësi i turnit në stacionin hekurudhor të Tempit dhe përfaqësuesi i firmës Hellenic Train.
(Kosova Sot Online)
