Seanca maratonë, kryeministri Rama mbërrin në Kuvend

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 10:33
Seanca maratonë, kryeministri Rama mbërrin në Kuvend

Një seancë e maratonë do të mbahet këtë të enjte në parlamentin e Shqipërisë ku do zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, e kërkuar nga opozita.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Kuvend pak më parë, ndërsa Deputetët e Partisë Demokratike, kërkojnë ndryshimin e rendit të diskutantëve në seancën që pritet të mbahet. Ata kërkojnë që të flasin në fillim të seancës dhe jo në fund.

Partia Demokratike e akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka lobuar tek ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe e ka paguar atë për “të asgjësuar opozitën shqiptare”.

(Kosova Sot Online)