“Kam darkuar me shefin e FBI-së”, Rama shpjegon pse i përmendet emri 14 herë në aktakuzën amerikane

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 11:44
“Kam darkuar me shefin e FBI-së”, Rama shpjegon pse i përmendet emri 14 herë në aktakuzën amerikane

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se përse është përmendur 14 herë emri i tij në aktakuzën amerikane për McGionigal.

 “Përsëritet si në jerm ditë natë fjalia Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë thua se po flitet për 14 akuza. Po aktakuza ccfarë thotë vetë në këto 14 pika:  Personi B operaonte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit. Po e vërtetë, ishte. Ku është komprometimi këtu?

Përmendet  sërish kur McGonigal i tha Ramës që të kishte kujdes me kompanitë ruse kur bëhej fjalë për licencat e naftës. Ku është komprometimi këtu?  Flitet për dhurata. Ku është komprometimi këtu?

Hera e pestë ku përmendet emri im është fakti që një udhëtim të shtatorit McGonigal nuk e ka deklaruar marrëdhënien me Kryeministrin Rama. Ku është komprometimi këtu.

Hera e gjashtë: I pandehuri McGonigal u takua me Kryeministirn Rama në Shqipëri. Ku është krimi dhe kompromentimi këtu?  Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Aktuakuza thotë këto që po them unë.

Hera e shtatë: Në nëntor 20, 2017 McGonigal u takua me Kryeministrin shqiptar në Shqipëri. Po shumë e saktë. Po ku është komprometimi këtu?

Hera e tetë: McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.

Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit i FBI nuk ia kam kërkuar kurrë jo se nuk do të doja por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?  

E shikoni super fuqinë e botës si një byrektore. Çfarë kujtoni ju se është Departamenti i Shtetit. Pika e nëntë: Hëngri darkë me Ktryeministrin. Po e vërtetë, dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është kompromentimi këtu. Hera e dhjetë: I akuzuari nuk raportoi takimet dhe udhëtimet. Këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve detyrën e tij. Ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im.”

Ndër të tjera Rama tha se mocionin me debat për çështjen “McGonigal” të kërkuar nga opozita, e konsideron absurd. Në fjalën e tij në Parlament, Kryeministri foli për hetimin në SHBA të kësaj çështje, duke sqaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI është nën akuzë për bashkëpunim me oligarkun rus Deripaska dhe se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së akuzohet për një bashkëpunim me oligarkun rus Deripaska. Gjatë hetimeve prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh që lidhen me udhëtimet e ish-shefit të kundërinteligjncës në rajonin tonë ku akt-akuza shënon se është takuar me mua. Akt-akuza shënon se ai nuk ka deklaruar udhëtimet apo takimet në rajonin dhe nënvizon se ka marrë parash borxh nga në shtetas shqiptaro-amerikan. Në rreshta përmendet dhe hetimi i parave ruse të PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç Charles McGonigal. Kaq janë faktet. Në të tërë rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt dhe të përsëritur të takimeve të mia me zyrtarin amerikan”. 

(Kosova Sot Online)