Rama del kundër drejtësisë amerikane për aktpadinë, flet sërish si zëdhënës i DASH: Pritet një non-grata

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 13:20
Rama del kundër drejtësisë amerikane për aktpadinë, flet sërish si zëdhënës i DASH: Pritet një non-grata

Para se të mbyllte fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama dha një paralajmërim.

Ai tha se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri “non-grata”.

Rama tha se ajo që opozita e mendon si “byrektore”, referuar Departamentit Amerikan të Shtetit, është duke e bërë punën. Për emrin e këtij politikani që po “gatuan” DASH, kryeministri tha se nuk duhet të presim gjatë.

“Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën. Gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Me këto fjali kryeqeveritari përfundoi deklaratën e tij 45 minutëshe para Kuvendit në interpelancën e kërkuar nga opozita, dhe u largua nga salla.

Por ndërkohë, Rama u duk sikur binte dakord me të gjitha pikat e aktpadisë amerikane, ku përmendet emri i tij plot 14 herë.

Megjithatë, ai doli kundër aktakuzës, duke thënë se nuk i ka nxitur ai hetimet kundër opozitës.

“McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.

Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit të FBI-së nuk ia kam kërkuar kurrë, jo se nuk do të doja, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?” tha Rama.

(Kosova Sot Online)