Berisha: Siç tha dhe ish-oficeri i CIA-s, McGonigali ishte bërë princi i Tiranës

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 09:04
 Berisha: Siç tha dhe ish-oficeri i CIA-s, McGonigali ishte bërë princi i Tiranës

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se, Charles McGonigal ishte bërë si princi i Tiranës.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka në lidhje me deklaratat për video të McGonigalit, Berisha u shpreh se nuk do të publikojë ndonjë herë, foto apo video privatësie.

‘Nuk më ke parë kurrë dhe nuk do të më shohësh as video, as foto, as mesazhe privatësie.

Ai këtu, siç e tha dhe ish-oficeri i CIA-s, Shnajder, ai këtu ishte bërë si princi i Tiranës.

Aspekti më i tmerrshëm është gjobëvënia dhe përpjekja për të shkatërruar opozitën shqiptare. A ka lidhje pista Deripaska apo jo, këtë e heton FBI. Janë 6 kompania të Deripaskës në Shqipëri’, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

(Kosova Sot Online)