Ferizaj: 30 vjeçari kryen vetëvrasje në malin e fshatit Sojevë

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 14:28
Ferizaj: 30 vjeçari kryen vetëvrasje në malin e fshatit Sojevë

Në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt është gjetur trupi i pajetë i viktimës L.M i moshës 30 vjeçare i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se vdekjen e tij ishte konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit të Ferizajt.

Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes.

Njoftimi i Policisë

Vetëvrasje në Ferizaj

Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .