
Vjosa Osmani e Albin Kurti sot shkojnë në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e Kosovws, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, transmeton “Kosova Sot Online”.
Këto homazhe do të bëhen sot nw ora 10:00.
Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë.
(Kosova Sot Online)