
Gashi: Albin Kurti e ka marrë edhe Drenicën

Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me liderë tjerë të institucioneve në Prekaz, analisti, Shkëlzen Gashi, ka shkruar një status, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti dhe të tjerët ishin në Prekaz për të shënuar Epopenë e UÇK-së që filloi me 5 mars, datë kur ka filluar sulmi i regjimit serb mbi familjen Jashari.
Gashi pretendon se Kurti po merr përkrahje edhe në Drenicë.
“Amerikën jau ka marrë. tash edhe drenicën. s’shpejti ka me jau marrë edhe pasuninë e paligjshme. keni me metë me gishta n’gojë, o pusa!”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)