Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 13:50
Rama i dhuron Osmanit hyjneshën në fron

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se bashkë me Osmanin diskutuan për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

Rama i dhuroi Osmanit simbolin e kryeqytetit “Hyjnesha në fron”.

Kurse, Osmani e ka falënderuar Ramën, ku tha se “Hyjnesha në fron është simbol i gruas së fortë”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së Kosovës , Dr. Vjosa Osmani.

Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

(Kosova Sot Online)