Lajçak tregon pse është zgjedhur data 18 mars për takimin në Ohër

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 07:59
Lajçak tregon pse është zgjedhur data 18 mars për takimin në Ohër

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se data 18 mars kur do të zhvillohet takimi për dialogun Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut, nuk është zgjedhur aksidentalisht, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Data 18 (mars) nuk është zgjedhur aksidentalisht. Më datën 20 ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme dhe më pas më 23 dhe 24 liderët evropianë, presidentët dhe kryeministrat, do të takohen në Këshillin Evropian. Përfaqësuesi i lartë Borrell, do t’i informojë ata për progresin apo mungesën e progresit. Ata duan të dëgjojnë nga ai, a kemi apo nuk kemi marrëveshje. Nëse nuk kemi marrëveshje, pse? Sepse nevojitet më shumë punë, apo se njëra palë apo të dyja palët po e pengojnë marrëveshjen”, tha Lajçak në intervistë.

(Kosova Sot Online)