Aksidenti tragjik në Tiranë, kush janë tre viktimat të moshës së re?

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 11:13
Aksidenti tragjik në Tiranë, kush janë tre viktimat të moshës së re?

Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, edhe 20 vjeçari Klevis Rucaj i cili po drejtonte veturën e tipit “Audi” ka ndërrur jetë.

I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga. Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë “Honda” me drejtues Q.K, 60 vjeç.

(Kosova Sot Online)