Vdes këmbësori, u godit nga vetura në Prishtinë

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 15:25
Vdes këmbësori, u godit nga vetura në Prishtinë

Një person ka vdekur pasi u godit nga veturë në Veternik të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)