Lajçak për takimet me opozitën: I informova për procesin, për pritshmëritë

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 15:46
Lajçak për takimet me opozitën: I informova për procesin, për pritshmëritë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është takuar me partitë në opozitë, për t’i informuar për takimin e 18 marsit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak tha se partitë opozitare i ka informuar për procesin, për pritshmëritë e komunitetin internacional.

“Mendoj se është e rëndësishme në këtë pikë për mua të takohem me partitë opozitare dhe unë takova PDK-në dhe LDK-në dhe i informova për procesin, për pritshmëritë e komunitetin internacional. Ata shpjeguan pozicionet e tyre e tyre partiake, pra është gjithçka përgatitje e takimit të 18 marsit. Është gjithashtu e rëndësishme që ta dëgjojnë nga unë ata dhe jo vetëm nga mediet ose parlamenti. Dhe për mua takimet e kanë përmbushur qëllimin”, thotë Lajçak.

(Kosova Sot Online)