“Fluturon” një veturë, 'Mercedesi' hidhet mbi një piceri

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 10:10
“Fluturon” një veturë, 'Mercedesi' hidhet mbi një piceri

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Sarandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një veturë përderisa ishte në lëvizje, e tipit Mercedes-Benz E Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.

Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)