Shtime: Një 48-vjeçar raportoi rrejshëm se iu grabitën me dhunë 3 mijë e 500 euro

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 18:00
Shtime: Një 48-vjeçar raportoi rrejshëm se iu grabitën me dhunë 3 mijë e 500 euro

Është inicuar kallëzim penal ndaj një 48-vjeçar për veprën penale ‘lajmërim, apo kallëzim i rremë’ në Shtime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky person kishte raportuar në Polici se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.

“Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet. Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila”, thuhet në komunikatën e PK’së.

(Kosova Sot Online)