Dendias sot vjen në Kosovë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 10:10
Dendias sot vjen në Kosovë

Sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryediplomati grek do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takim do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.


(Kosova Sot Online)