
Çfarë po bën Dendias në Kosovë?

Sot në Prishtinë për vizitë zyrtare, erdhi për herë të gjashtë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dendias fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim ku u tha se shkëmbyen mendime për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën e zhvillimet rajonale.
“Sot në Prishtinë jam pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Bisedimet u fokusuan në zhvillimet rajonale, perspektivën e Ballkanit Perëndimor BE dhe Dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi kryediplomati grek në Twitter.
Osmani tha se se diskutuan “për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”.
Me kryeministrin Albin Kurti, Dendias doli për drekë në periferi të Prishtinës.
“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh për zhvillimet në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën e Ballkani Perëndimor drejt BE-së”, shkroi Dendias.
(Kosova Sot Online)