
Dendias takohet me Gërvallën

Mes ministrit të Jashtëm grek Dendias dhe kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tema diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu ka njoftuar kryediplomati grek përmes Twitterit.
“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.
(Kosova Sot Online)