Sot moti me diell në Kosovë, nesër do të bie borë dhe shi

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 09:05
Sot moti me diell në Kosovë, nesër do të bie borë dhe shi

Sot moti në Kosovë do të jetë i ngrohtë dhe i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, nesër do të ndryshoj moti, ku do të ketë rreshje shiu dhe më vonë do të ketë edhe rreshje borë.

Njoftimi i plotë:

14.03 – Intervale me diell dhe vransira shtresore të larta. Ditën më ngrohtë.

15.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite priten rrebeshe shiu, që më vonë shndërrohen edhe në reshje bore.

16.03 – Ftohtë. Vransira dhe intervale me diell pasdite.

17.03 – Ngrica në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C në fillim të javës dhe ditën e premtë, ndërsa maksimalet deri të martën shënojnë rritje në 15C e 17C, por me një rënie të përkohshme ditën e enjtë në 5C.

Era fryn nga jugu e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e të mërkurën mbrëma ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë me hove edhe deri në 12 e 14m/s ditën e enjtë.

Shtypja atmosferike pas një rritjeje në fillim të javës, sërish në rënie të thellë nën vlera normale.