
Hiqen disa pengesa që Komuna e Prishtinës i ka vendosur për lirimin e trotuarëve

Komuna e Prishtinës ka vendosur pengesa nëpër skaje të rrugës për të iu pamundësuar shoferëve parkimin e veturave nëpër hapësirat e destinuara për këmbësorët, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, Faqja në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar një fotografi ku shihet se disa pengesa janë larguar nga trotuarët .
“Largimi i pengesave duhet te dënohet”, thuhet në përshkrimin e fotografisë teksa raportohet se bëhet fjalë për rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet.
(Kosova Sot Online)