Familjet e të pagjeturve në pritje

  • A.P /
  • 15 March 2023 - 22:05
Familjet e të pagjeturve në pritje

Halil Hasani nga fshati Vinarc, nga lufta e fundit në Kosovë, katër djemtë e tij i ka të pagjetur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hasani ka shpresë se Qeveria e Kosovës do të bëjë negociata për t’i gjetur ata.

I zhgënjyer me punën e Qeverisë për të pagjeturit, është kryetari i Shoqatës së të Pagjeturve, Bajram Qerkinaj.

Ai thotë se ka 16 muaj që askush nuk e ka takuar e as pyetur për të pagjeturit.

Qerkinaj shton se krerët e shtetit i kanë harruar premtimet për të pagjeturit derisa po zhvillojnë dialog me Serbinë.

E për këtë, ai thotë se është i mllefosur.

Të pagjeturit përmenden në propozimin evropian, konkretisht në nenin gjashtë.

Sidoqë të jetë, nga Shoqata shprehen të pakënaqur pasi kërkojnë që në marrëveshje të ketë një pikë të veçantë vetëm për ta.


(Kosova Sot Online)