Jorida Tabaku thirrje Ramës: Tërhiqu nga pasaportat e arta, Porti i Durrësit dhe amnistia fiskale!

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 13:12
Jorida Tabaku thirrje Ramës: Tërhiqu nga pasaportat e arta, Porti i Durrësit dhe amnistia fiskale!

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku u shpreh se “qeveria shqiptare po tregon jo vetëm mungese vullneti, sikurse nxjerrin ne pah progres raportet, por nismat e qeverise sikurse janë amnistia fiskalë, pasaportat e arta dhe projekti i Portit te Durresit, rrezikojnë te kthejnë pas këtë proces për vendin tone”.

Sipas Tabakut këto nisma janë cilësuar edhe si vija te kuqe nga institucionet e Bashkimit Europian dhe Komisioni Evropian.

Ne fjalën e saj, Tabaku tha se është gjithashtu shqetësuese edhe korrupsioni, ku se fundmi arrestimi i kryebashkiakut te Bulqizës, ndonëse i denoncuar edhe me herët nga PD, SPAK vetëm dje ka lëshuar urdhërarresti per te. Per këtë ajo ftoi drejtësinë te veproje me shpejt.

Teksa prezantoi ne Kuvend, ligjin e ri për rolin e Parlamentin ne procesin e integrimit, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ndryshe nga opozita e mëparshme, fakt është qe opozita e sotme është ne mbështetje te këtij procesi.

Madje ajo nënvizoi se janë shpenzuar gjithë energjitë dhe përpjekjet për ta çuar këtë proces përpara si në kohën kur ishim në qeveri dhe mazhorancë por edhe këto ditë të opozitës. Angazhimi i sotëm është jo vetëm dëshmi e asaj çfarë kemi vepruar dje por edhe premtim për atë që do të veprojmë nesër në qeverisje.

“që për fatin e keq, këtë energji dhe përkushtim tonin nuk e kam parë tek qeveria shqiptare në këto 10 vite. Kemi një bilanc të paradave dhe arritjeve fiktive të kësaj qeverie se sa një entuziazëm dhe energji për të çuar procesin përpara. Kemi një përkushtim më shumë tek propaganda dhe fishekzjarrët në sheshin Skëndërbej si verën e shkuar, se sa një angazhim serioz për t’u përballur me sfidën transformuese të vendit. Ne, po përballemi me kohë tejet të vështira dhe rrugëtimi në integrimin Europian nuk është një proces kapriçioje por në të vërtetë një proces bazuar në merita dhe arritje të prekshme. Kur raportet e Bashkimit Europian flasin për domosdoshmëri në përmbushjen e kritereve, nuk mund të fshihemi pas propagandës por duhet të përveshim mëngët për t’i përmbushur ato,”-tha Tabaku.

(Kosova Sot Online)