Sveçla reagon për aksionin në ndërmarrjen “Ambienti” në Pejë

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 14:48
Sveçla reagon për aksionin në ndërmarrjen “Ambienti” në Pejë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për aksionin që ndodhi sot në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla ka thënë se subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Bordi i kësaj ndërmarrje dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim.

Postimi i tij i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

(Kosova Sot Online)