
Kurti takohet me Escobarin, e falënderoi SHBA-në për mbështetjen në procesin e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Ohër emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Escobari është në Ohër si “vëzhgues” i negociatave.
Kurti ka falëndëruar Escobarin për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së në procesin e dialogut.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)