Hovenier: Zbatimi i marrëveshjejes është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

  • E.k /
  • 20 March 2023 - 08:28
Hovenier: Zbatimi i marrëveshjejes është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka shtuar s do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet e tyre kryesore.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)