Veturat e bëra copa, pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 12:01
Veturat e bëra copa, pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi në Fier, ku humbi jetën Agron Saba, punonjës policie në Patos, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident veturat janë bërë copash nga përplasja.

58 vjeçari Agron Saba po udhëtonte me një automjet tip Opel kur u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohet nga 27-vjeçari me iniciale G. H., 27 vjeç.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi Agron Saba.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)