Viti: Arrestohet një 33-vjeçar, ishte i kërkuar për sulm sek*ual

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 10:11
Viti: Arrestohet një 33-vjeçar, ishte i kërkuar për sulm sek*ual

Një person në Viti është arrestuar, pasi ka qenë i kërkuar për veprën penale “Sulm seksual”, për çka ishte dënuar me dy vjet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftim i plotë:

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Viti, 21 mars 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.03.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.F. (viti i lindjes 1990, mashkull, kosovar, shqiptar).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me denim burgimi prej dy (2) viteve për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

(Kosova Sot Online)