
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e ushtrisë serbe

Me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd, është takuar komandanti i KFOR-it, Michele Ristuccia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmi është bërë i ditur nga një postim në rrjete sociale të faqes zyrtare të KFOR.
“Komandanti i KFOR, MG Angelo Michele Ristuccia, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në postim.
(Kosova Sot Online)